Skenari i PD-së për nesër në Kuvend, shpërndahen fletëpalosje për protestën
Partia Demokratike vijon përgatitjet për protestën e 26 majit, ku do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi mesditën e sotme grupin parlamentar të PD, ku ka folur shkurt lidhur me aksionin e të shtunës.
Basha ka kërkuar të shpërndahen fletëpalosje me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Më poshtë sjellim fletëpalosjet që do iu shpërndahen qytetarëve, ku shfaqen ministrat e qeverisë, ndërsa shkruhet se ata janë me krimin për para dhe pushtet.
Ndërsa në një fletëpalosje tjetër shkruhen qëllimet e protestës së opozitës, ku ndër të tjera thuhet se aksioni bëhet për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar. Sa i takon seancës plenare të ditës së enjte, mësohet se do të përsëritet e njëjta situatë si javën e kaluar.
Basha ka porositur deputetët e tij të bllokojnë foltoren, sapo ai të mbarojë fjalën në foltoren e Kuvendit. ashtu siç ndodhi edhe të enjten që lamë pas, demokratët mbajtën peng foltoren, duke transmetuar seancën live nga “Facebook”, ndërsa më vonë u shpërndanë, pa lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Fletëpalosjet që do ju shpërndahen qytetarëve nga demokratët
.jpeg)

KOHA JONË SONDAZH

