”Skënderbeu nuk e ndërroi fenë”, kryeministri Rama: Një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë

Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë në vigjiljen e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në fjalën e tij, Rama thekoi se Skënderbeu nuk e ndërroi fenë dhe se një ditë do të kemi rilexim tjetër të historisë.

”Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, kjo është një gjë shumë thelbësore nga e kaluara e popullit shqiptar. Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.

Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin.

Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut”,-tha Rama.

SHKARKO APP