Skenë humori në TV KLAN, Edi Rama: Regjimi vendos të vazhdojmë emisionin, thuaj Sandrit!
Në emisionin Zonë e Lirë te Arian Çani ishte kryeministri Rama. Në një moment që Adriatik Lapaj po debatonte me kryeministrin, ndërhyri Arian Çani duke iu drejtuar kryeministrit se nuk kemi kohë dhe do ta mbyllim emisionin se kemi lajmet në TV KLAN, ishte kryeministri që mori disi zjarr, pasi po shpjegonte problemin e krizës së energjisë.
Prapë Arian Çani tha se nuk më lë Sandri se kemi lajmet, ndaj po e mbyll.
Mënjëherë ndërhyri kryeministri që tha si me shaka se “regjimi urdhëron të mos e mbyllim debatin”.
Kjo shkaktoi të qeshura në studio, ku Çani doli duke u shkrirë se qeshuri.
KOHA JONË SONDAZH

