”Skrapari zjarr për mbrojtjen e atdheut”/Vasili: Forcë e parë, e paparë ka lindur në Berat dhe më 25 prill vuloset nga Referendumi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Skrapari ka qenë gjithmonë dhe mbetet zjarr për mbrojtjen e atdheut. Sot LSI-ja mban një miting në Berat dhe Vasili përmes një postimi në facebook, ku tregon edhe vargun me makina që po presin kryetaren Monika Kryemadhi, shton se nga ky qark ka dalë edhe slogani ”Forcë e parë, forcë e paparë”, dhe sipas tij, më 25 prill do të vuloset nga referendumi.

Postimi i plotë

Sa keq më vjen që s’do kem fatin të jem sot në mitingun e fitores të paparë në Berat, për arsye të fushatës në Tiranë.

Por po ndaj me ju disa momente të bukura që mi dërgoi një simpatizant nga Skrapari! Zjarr! Zjarr ka qenë gjithmonë Skrapari për mbrojtjen e Atdheut!

Suksese Beratit dhe mos harroni! Forcë e parë, forcë e paparë ka lindur ne Berat dhe më 25 prill do vuloset nga Referendumi!

Votojmë LSI-në! Shpëtojmë Shqipërinë.

SHKARKO APP