Sllovenia merr Presidencën e BE-së, Meta pret Presidentin Pahor: Partnere e rëndësishme europiane për Shqipërinë

Në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta, ka pritur edhe homologun nga Sllovenia, Presidentin Borut Pahor. Teksa ka ndarë foto nga pritja, Meta ndër të tjera shkruan në facebook se Sllovenia është partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë. Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian, më 1 korrik të këtij viti.

Postimi i plotë

I lumtur të mirëpres sot në Tiranë, në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim, Borut Pahor.

Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së Presidenit të Sllovenisë sot në Shqipëri.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë.

SHKARKO APP