Slogani i protestës së 7 korrikut, Berisha e zbulon: Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë?
Me sloganin ”Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë”, është mesazhi që përcjell protesta e 7 korrikut e thirrur nga kryetari i demokratëve, Sali Berisha.
Në një njoftim, PD-ja thotë ndër të tjera edhe se Fronti Për Shpëtimin e Shqipërisë organizon bashkëbisedimin e dytë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Në orën 18.00 aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë, do të diskutojnë mbi bashkimin e kauzave të çdo segmenti të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një kauzë të madhe të përbashkët, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë i cili thërret bashkërisht Protestën e datës 7 Korrik”, thuhet në njoftim.