SMS-ja e Alibeajt për deputetët: PS pranoi amendamentet tona për hapjen e dosjeve, të votojmë pro

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar pak minuta më parë deputetëve të tij një sms, ku theksohet se do të votohet pro projektligjit për hapjen e dosjeve, kjo pasi PS-ja ka pranuar amendamentet.

“Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendamentet e GP te PD u morën parasysh nga PS, duke u tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre.

Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”, thuhet në mesazhin e Alibeajt.

SHKARKO APP