SMS-ja e një diplomati që tregon se reformën e kontrollon Edi Rama
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot në opinion mesazhet që një diplomat i ka dërguar kreut të shtetit lidhur me procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Mesazhi tregon sesi çështja kushtetuese e Arta Vorbsit është trajtuar si një qëndrim personal i Edi Ramës. Kur për emërime, sipas ligjit vendos Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas SMS-së së diplomatit del se vendos vetëm Edi Rama.
“Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë”- thuhet në mesazh.

KOHA JONË SONDAZH

