SMS-ja për të votuar Nasip Naçon, LSI Durrës: Nuk bëjmë eksperimente, LSI fiton beteja me Elona Gurin
Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, ka publikuar një sms ku qytetarëve u kërkohet që të votohet Nasip Naço, ish-deputeti i LSI-së që tashmë kandidon me PS-në në qarkun e Beratit.
Në reagimin e LSI-së Durrës, thuhet se kjo forcë politike nuk bën eksperimente por rrëzon diktatura. Më tej nënvizohet se me drejtuesen e LSI-së në Durrës Elona Gurin, më 25 prill do të fitohet beteja.
”LSI nuk bën eksperimente. LSI rrëzon diktatura. LSI përmbush misionin fisnik për t’ia kthyer Durrësin banorëve të Durrësit dhe Shqipërinë shqiptarëve. LSI fiton beteja me Elona Guri dhe të gjithë ekipin fitues të LSI Durrës”,-thuhet në reagimin e LSI-së Durrës.
Postimi i plotë
LSI nuk bën eksperimente. LSI rrëzon diktatura. LSI përmbush misionin fisnik për t’ia kthyer Durrësin banorëve të Durrësit dhe Shqipërinë shqiptarëve. LSI fiton beteja me Elona Guri dhe të gjithë ekipin fitues të LSI Durrës.