SMS Lindita Nikollës dhe ministrit Manja, Flamur Noka: Nuk bëj biseda për pallate te 5 Maji
Deputeti i PD-së Flamur Noka, sot në seancën plenare në Parlament u fotografua teksa po komunikonte në Whatsapp me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, si edhe u pa që i kishte çuar sms edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Noka i është përgjigjur akuzave të Enkelejd Alibeajt, duke thënë se nuk bën biseda për pallate te zona e 5 Majit. Sipas Nokës, shqiptarët e kanë parë se kush bën pazare, teksa thekson se ditët të vijim do të tregojnë edhe pse dështoi komisioni i inceneratorëve dhe kush përfitoi.
Postimi i plotë nga Flamur Noka
Shoqata e Bravave sot nëpërmjes pengut të Kapllan Pallateve të 5 Majit, paska ciceruar kundër meje. Unë kurrë nuk kam bërë e as bëj biseda për pallate te 5 Maji, a tjetërkund, dhe as për para inceneratorësh siç bën kreu i shoqatës me zëvëndësen e tij, apo media që ju bën fushatë atyre.
Unë kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit që ti jepet fjala ish-kryeministrit Berisha. Sms e tregon qartë. Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bërë pazare që të më fus në pune gruan, siç i ka kërkuar pengu i pallateve te 5 Majit.
Flamur Noka i ka kërkuar të rrijë larg pazareve Rama-Brava në Dibër. Jua thotë vetë ai pse debatuam. Se kush bën pazare shqiptarët e kanë parë në 17 Maj. Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kanë marrë vetëm kllounet e shoqatës Basha-Bardhi ndërsa Flamur Noka bashkë me gjithë demokratët e vërtetë kanë marrë burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 palë zgjedhje të humbura si faturë e pazareve Rama-Brava. Ditët në vazhdim do të tregojnë se pse dështoi komisioni i inceratoreve e kush përfitoi e çfarë ndodhi në pazarin Rama-Brava.