“Socialistë Çohuni”, kërkesat e protestuesve për Ramën

 cohu PS Ps cohu 2Dhjetëra anëtarë të Partisë Socialiste, protestuan sot para selisë së PS. Ata kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, nga drejtimi i partisë. Sipas tyre, Rama po shkel statutin e PS-së duke qëndruar në krye të partisë ndonëse prej 3 vitesh i ka mbaruar mandati.

Mes socialisëve protestues ishte edhe një nga themeluesit, Shkëlqim Meta, i cili ka qenë edhe ish-kandidatë për kryetar të PS-së. Sipas tij kjo protestë vjen pas shkeljes së statutit të PS-së, nga kryetari aktual Edi Rama të cilit i ka mbaruar mandati prej 3 vitesh.  Ai e ka pagëzuar lëvizjen e re brenda PS me emrin”SOCIALISTË CCOHUNI”.

“Protestojmë sot për të bërë publike prezantimin e shumë problematikave të PS, por veçanërisht, çështja e zgjedhjes së kryetarit aktual. I ka mbaruar mandati në 2013 dhe ai vazhdon të drejtojë këtë forcë politike pa zgjedhje duke u përpjekur të bëjë modifikime në statut,” u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit kanë paraqitur dhe një listë më kërkesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?