Socialistët amnistojnë Gardën, deputeti Pëllumbi: Kalojmë online se ndihemi të rrezikuar

Garda nuk lejoi depuetët e përjashtuar të të PD-së të futeshin në Kryesinë e Kuvendit, edhe pse disa prej tyre u futën nga një dritare.

Veprimi i Gardës është cilësuar jo i duhuri nga socialisti Arben Pëllumbi. Ai i amnistoi me sigurinë që duhet garantuar për deputetët. Sipas tij, puna e Komisioneve do kalojë online për shkak se ndihen të rrezikuar nga kolegët demokratë.

”Javën e kaluar e patë se çfarë ndodhi. Këtu u tentua deri të hyhej me forcë në zyrën e kryetares. Në këto kushte, Garda ka nevojë që t’i japë zgjidhje këtij problemi. Ajo që është e rëndësishme të kuptoni është që asnjë nga deputetët që nuk ishin të përjashtuar, nuk u ndaluan të futeshin në ambientet e Kuvendit”,-tha Pëllumbi.

SHKARKO APP