Socialistët braktisin Ramën. Mbi 60 % e anëtarësisë së PS-së nuk merr pjesë në votime
Socialistët e të gjithë vendit u ftuan sot në votimet për të zgjedhur delegatët e Kongresit të PS-së.
Por ajo që bie në sy nga shifrat e publikuara nga vetë selia rozë është pjesëmarrja tejet e ulët në këto votime.
Sipas Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Klotilda Ferhati ajo është në shifrat e mbi 35 përqindëshit, që do të thotë se 60 përqind e anëtarëve të pajisur me teserën e PS-së dhe që kanë të drejtë vote nuk preferuan të merrnin pjesë në këtë garë, që shërben jo vetëm për zgjedhjen e delegatëve për në Kongres, por është dhe një test për zgjedhjet e ardhshme.
“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, jam këtu për të ndarë me ju të dhënat e deritanishme të procesit të votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit në të gjithë Shqipërinë, sipas parimit “një anëtar / një votë.
Ashtu siç ju kemi bërë me dije procesi ka nisur në orën 08.00 dhe vijon normalisht, pa asnjë problematikë, në të gjithë vendin.
Nga të dhënat e raportuar nga qendrat e votimit në të gjithë vendin, rezulton një pjesëmarrje e lartë në votime, mbi 35%, deri në orën 12:00. Për shkak të kësaj pjesëmarrje të lartë dhe radhëve të gjatë në disa qendra votimi, komisioni ka pajisur me dhoma të fshehta votimi shtesë”, tha Ferhati.
Edhe pse kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se ai dhe ekipi i tij qeveritar kanë bërë më të mirën për këtë vend, janë vetë socialistët që e hedhin poshtë këtë alibi, duke dëshmuar qartë se kemi të bëjmë me një pakënaqësi ndaj lidershipit socialist.
Nga një vështrim i shpejtë i tabelave të publikuara nga Partia Socialiste rezulton se dy janë bashkitë me pjesëmarrje më të lartë në votimet e sotme, ajo e Peqinit dhe Patosit.
Pjesëmarrja sipas bashkive
Për Qarkun Shkodër:
Malësia e Madhe ka një pjesëmarrje deri në orën 12:00 prej 23.9%;
Bashkia Shkodër – 23.1%
Bashkia Vau Dejës- 52.4%
Bashkia Pukë- 30%
Bashkia Fushë Arrëz -24%
Për Qarkun Kukës
Bashkia Tropoja – 23%
Bashkia Has – 52%
Bashkia Kukës- 36.2%
Për Qarkun Lezhë
Bashkia Lezhë -37.4%
Bashkia Mirditë – 40%
Bashkia Kurbin -24. 4%
Për Qarkun Dibër
Bashkia Mat -28.5%
Bashkia Klos -35%
Bashkia Bulqizë- 31%
Bashkia Dibër- 29.1%
Për Qarkun Durrës
Bashkia Krujë- 30%
Bashkia Durrës- 31 %
Bashkia Shijak- 35.2%
Për Qarkun Tiranë
Bashkia Kamëz- 23%
Bashkia Tiranë- 32%
Bashkia Kavajë -17%
Bashkia Rrogozhinë- 36%
Për Qarkun Elbasan
Bashkia Peqin 55%
Bashkia Belsh 43.8%
Bashkia Cërrik 40.2%
Bashkia Elbasan 39%
Bashkia Gramsh 32.5%
Bashkia Prrenjas 21.7%
Për Qarkun Fier
Bashkia Lushnje 45%
Bashkia Divjakë 45.9%
Bashkia Fier 40%
Bashkia Patos 54.5%
Bashkia Roskovec 34%
Bashkia Mallakastër 37.5%
Për Qarkun Berat
Bashkia Ura – Vajgurore 37.7%
Bashkia Kuçovë 38.9%
Bashkia Berat 28%
Bashkia Poliçan 37.2%
Bashkia Skrapar 33%
Për Qarkun Korçë
Bashkia Poradec 33.5%
Bashkia Maliq 29.7%
Bashkia Pustec 38%
Bashkia Devoll 24.6%
Bashkia Korçë 28.9 %
Bashkia Kolonjë 22.4%
Për Qarkun Gjirokastër
Bashkia Përmet 26.4%
Bashkia Këlcyrë 27.5%
Bashkia Memaliaj 28.4%
Bashkia Tepelenë 34%
Bashkia Gjirokastër 30%
Bashkia Libohovë 19.3%
Bashkia Dropull 18.5%
Për Qarkun Vlorë
Bashkia Vlorë 30%
Bashkia Selenicë 33.6%
Bashkia Himarë 22.5%
Bashkia Delvinë 20%
Bashkia Sarandë 36%
Bashkia Finiq 43.2%
Konispol 25%.
/ Koha Jonë