Socialistët marrin Tropojën. Nis festa në qytet (VIDEO)
Partia Socialiste ka arritur të marrë bashkinë e Tropojës, bastionin historik të Partisë Demokratike.
Në qytet ka nisur festa, ku tropojanët kërcejnë e këndojnë me lodra e i urojnë fitoren Rexh Byberit.
Në përfundim të numërimit, Rexh Byberi ka kryesuar më 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj ka marrë vetëm 4876 vota.
Në qytetin e Hasit është shpallur rezultati përfundimtar i numërimit të votave, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti është shpallur fitues pasi ka marrë 4420 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Beqir Mulaj ka marrë 3488 vota.
KOHA JONË SONDAZH

