Socialistët miratojnë të vetëm në Komisionin e Ligjeve nenin për koalicionet, Hajdari: Ofendim për shqiptarët!
Socialistët miratuan të vetëm disa nene të Kodit Zgjedhor, ku vlen për të theksuar nenin për koalicionet parazgjedhore me listë unike shumëemërore. Opozita pretendon se ky nen heq mundësinë për të krijuar koalicione. Neni përcakton që dy parti në koalicion duhet të kenë listë të përbashkët.
Votimi u bë vetëm nga deputetët socialistë, pasi ata të opozitës parlamentare bojkotuan mbledhjen e Komisionit. Deputetja Rudina Hajdari e konsideron ofendim propozimin e ri të Partisë Socialiste.
“Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve.
Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme“, tha Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

