Socialistët zgjedhin në muajin korrik strukturat drejtuese të partisë

Në fund të muajit Korrik pritet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, sekretariatin dhe sekretarin e përgjithshëm.

E nëse kjo i hap rrugë ndryshimeve në qeveri në shtator, sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi tregon se ky është ekskluzivitet i Kryeministrit.

“Në planet tona e kemi fundin e korrikun. Do të votohet sekretari i përgjithshëm, sekretariati dhe kryesia”,- tha Pëllumbi për “Ora News”.
Nëse do të ketë ndryshime në zgjedhjen e kryesisë, sekretariateve dhe në atë të sekretarit të përgjithshëm, qeveria mund të shkojë drejt ndryshimeve në shtator, por kjo do të vendoset nga Edi Rama.

“Nryshimet në qeveri i takojnë kryeministrit”,- tha ai. Me votimin e kodit të ri elektoral, pritet që partitë politike të mendojnë më herët për kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhje.
“Na ngushton në afate për tu marrë me procedurat e zgjedhjeve. Ne si PS mendoj se në shtator do të fillojmë të merremi edhe me emrat e kandidatëve që do të jenë në lista”,- deklaroi Pëllumbi.
Pas rasteve të kryebashkiakëve socialistët të cilët u prekën nga dekriminalizimi, kreu i PS Rama premtoi që do të ketë më shumë filtra për kandidatët, por Pëllumbi mendon që sërish kjo do të mbetet në ndërgjegjësimin e tyre. PS po mendon që të ndryshojë edhe drejtimin e FRESSH-it, që të mos të drejtohet vetëm nga një person, por të jenë një djalë dhe një vajzë.

SHKARKO APP