Socialisti i preferuar? Shehi: Ditmir Bushati! Tregoi maturinë ndaj Ramës
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk ka nguruar të flasë në një intervistë për Dosja.al për meritat e politikanëve të PS-së. Ai është shprehur se Ditmir Bushati është politikani që së fundmi ka treguar mature edhe në lidhje me qëndrimin ndaj Ramës.
Pjesë nga intervista
Cili është politikani që ju keni më shumë miqësi në PS, apo e përgëzoni për punën e tij?
Unë njoh shumë, por nuk kam miqësi me asnjë prej tyre, kam qenë gjithë kohën në kohën e tyre. Për mua është Ditmir Bushati, i cili ka treguar kohët e fundit maturi. Ka kuptuar që ajo që kaloi atje i vlejti. Ai kuptoi edhe raportin personal me Edi Ramën, që meritë e Edi Ramës e çojnë Shqipërinë dhe politikën në këtë situate.
Në PS ka pasur nënpunësa shumë të ndershëm por Edi Rama i hoqi. Do të them një batutë që më ka treguar një deputet i PS-së: Edi Rama kishte nga PS profesorë në parlament, hoqi ata dhe vuri 20 hajdutë. Ky është Edi Rama. Solli biznesmenë që ishin vjedhës edhe 10 nga të cilët të lidhur me krimin. PS ka në gjirin e saj rezerva dhe energji por kur do i ketë?
Kriza politike, shkarkimi i presidentit, negociatat me BE-në dhe marrëdhënia me Ramën, këto kanë qenë temat për të cilat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur gjerësisht në një intervistë për Dosja.al. Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës. Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur.
Ish-ministri ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut. Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.