Sokol Hazizaj: Kuvendi aktual është i jashtëligjshëm, nuk mund të shkarkojë Presidentin Meta
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se Kuvendi aktual është i jashtëligjshëm, prandaj nuk mund ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta.
Hazizaj thotë se ky Kuvend nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe kushtetuese për ndërmarrë një nismë të tillë për shkarkimin e Presidentit Meta.
I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Hazizaj renditi edhe argumentet ligjore përse Kuvendi aktual është i jashtëligjshëm dhe shtoi se ky parlament nuk mund të marrë vendime dy muaj para mbledhjes së Kuvendit të ri që sipas konsitutucionalistit Hazizaj i bie në fund të korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

