Sokol Sadushi: Kemi lënë hapësirë për konsensus
“Futja e ekspertëve të PD-së natyrisht ishte një vendimarrje politike, jo se krijoi problematikë, mund t’i vlejë më mirë procesit, por bëri të mundur që procesi ndoshta të shkonte në një lloj zvarrimi të tillë ( që sot ne i jemi kthyer për të tretën herë kësaj çcështje për të pasur një produkt sa më konsesual)”. Kështu u shpreh eksperti, bashkëkryetar i komisionit për Reformën në Drejtësi, Sokol Sadushi në studion e Zululand.
Në bisedën me Mustafa Nanon, lidhur me pretendimet e PD-së, se drafti që po hartohet nuk merr parasysh opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias, Sadushi tha se grupi i ekpertëve për reformën ka lënë shumë vend për konsesus.
Sadushi më tej tha se me ekspertët, pavarësisht se janë të PD-së, kur bisedon në terma konkrete, janë ekspertë që mund të marrësh shumë prej tyre, por kur vjen momenti delikat, momenti që në formulën e tyre etiketohet si politike aty ndahemi.
Më tej Sadushi tha se ai e lexon tërësisht ndryshe nga Ekelejd Alibeaj, opinionin e Venecias, ku tha se qëndrimi që mbahet nga ekspertët e opozitës është politik.
Mustafa Nano më tej i shprehu Sadushit se frika e opozitës i dukej e arsyeshme, duke përcaktuar qartë në draftin kushtetues që një numër antarësh të një numri strukturash të zgjidhen nga paralamenti me 3/5, që ekziston sot në favor të mazhorancës qeverisëse.
Sokol Sadushi u shpreh se ky pretendim bie pasi kur hartohet kushtetuta, ajo nuk bëhet vetëm për sot apo për mazhorancën aktuale.
“Numri 3/5 është numër kushtetues, ndërsa numri 2/3 është numri i fundit i miratimit të kushtetuës. Nëse shkohet në emërimin e funksionarëve publikë kushtetues me 2/3, me 2/3 nuk ka konsesus. Formulimi që në kemi është mekanizmi zhbllokues. Kjo formulë 2/3 nuk do të ngelet kurrë në dorë të kuvendit, por do të shkojë tek mekanizmi zhbllokues”, u shpreh Sadushi në Zululand.
Më tej Nano u ndal tek shtimi i strukturave të reja kushtetuese, ku Sadushi tha se duket sikur janë të reja në formë, por nuk janë në përmbajtje. “Ajo që është e re”, tha ai është krijimi i Gjykatës së Lartë Administrative, ndërsa nga pikëpamja e ngrehinës kushtetuese është thjeshtësuar mënyra e ndërveprimit.
KOHA JONË SONDAZH

