Sokol Skura: Montimet dhe manipulimet ordinere të Taulant Ballës dhe mediave rilindase vetëm më bëjnë të qesh
Kandidati i LSI në qarkun e Elbasanit, Sokol Skura, ka reaguar lidhur me videon e transmetuar nga “Fiks Fare”.
Në një postim në Facebook, Skuara thotë se ajo video është mashtrim, montim i iniciuar nga Taulant Balla me mbështetjen e mediave rilindase.
Më tej, Skura thotë se këto manipulime nuk e pengojnë dot fitoren e tij dhe të LSI më 25 prill.
Postimi i plotë në Facebook:
Mashtrimet e inicuara nga Kryedeputeti jonë “çuni i Librazhdit “, me sejmene të paguar që më vjen turp t’ia përmend dhe emrin se gjithë Librazhdi e njeh kush është që kur kandidon për president federate nuk merr dhe voten e vet, nuk më intimidojnë në fitoren time në 25 prill si kandidat i LSI dhe fitores tonë në këto zgjedhje.
Mashtrimet, montimet dhe manipulimet ordinere të Taulant Ballës dhe mediave rilindase vetëm më bëjnë të qesh.
Taulant kot lodhesh duke rritur pazarin e votave, paratë që u ke marrë librazhdiotëve do t’i kthesh një me një.
Suksese në jetë Tao, unë i pesti dhe ti i teti.
Po vendos dhe linkun që ta marrin vesh qytetarët e Librazhdit që po rikthen kohën e Enver Hoxhës dhe sigurimin e shtetit.