Sonadazhi, Berisha lideri më i pëlqyer i shkodranëve. Në krye rënditet kandidati i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, dhe sipas një sondazhi të ”Euronews Albania”, ai gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (41,9%) të votuesve në Shkodër. Në këtë qark, Berisha pretendon edhe fitore.

Në bashkinë Shkodër, kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i mbështetur nga Sali Berisha, gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (42,3%) të votuesve.

Kandidatja socialiste Majlinda Angoni pëlqehet nga thuajse një në tre (30,3%) votues shkodranë. Xhemal Bushati i Partisë Demokratike pëlqehet nga 18,5% e elektoratit në Bashkinë Shkodër.

Gara në Shkodër do të jetë e fortë, por duket se fiton kandidati i Berishës.

SHKARKO APP