Sondazhet nxjerrin fitues Trump në raport me Hillary Clinton

Distanca në pikë mes Hillary Clinton dhe Donald Trump sa vjen e ngushtohet, madje në një sondazh të fundit miliarderi njujorkes ka kaluar për herë të parë me pikë ish-sekretaren e Shtetit.

Në një sondazh të realizuar nga televizionin amerikan ABC, Trump ka marrë 46 për qind të pikëve ndërsa Clinton 44 për qind të pikëve, pjesa tjetër ishin të pavendosur.

Një tregues se Trump dhe politika e tij anti-migratore po funksionon. Pavarësisht se Trump nuk e nisi me këmbën e mbarë pasi pati përplasje edhe brenda partisë së tij, tashmë që është i vetmi kandidat në garë dhe thuajse zyrtari, ai po fiton pikë çdo ditë duke forcuar pozitat e tij në raport ne Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por një e dhënë pikante e këtij sondazhi është jo-popullariteti i kandidatëve. Në çdo 10 sektorë, 6 prej tyre kishin një përshtypje jo të mirë qoftë për Trump, qoftë për Clinton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është hera e parë në Amerikë që asnjë prej kandidatëve nuk pëlqehet nga masa duke pasur një popullaritet poshtë 50 përqindëshit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?