Sondazhet, të blera apo jo, një konkluzon nxjerrin: Pa LSI nuk krijohet qeveria e re!

Nga Herion Mesi-

U bënë javë që televizionet janë turr duke bërë sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit. Në shumicën dërmuese shifrat e tyre dalin nga zyrat e kryeministrit Rama, që sajdisen që të duken të besueshme, duke përdorur djallëzinë se diku e nxjerrin PD në rritje, por prapë PS në krye, në televizion tjetër del PS-ja “gjigande” në vota, aqsa nuk ka marrë edhe në vitin 2013 ku po vinte në pushtet, një televizion më i blerë publikon se PS kalon 44 %, e kështu me radhë në garë sondazhesh se kush ia bën qejfin kryeministrit e ku i pret ministri i tij me thesë në dorë që ndan eurot pas sondazhit të radhës.

Por një gjë, duan apo nuk duan, del qartë se LSI-ja do jetë forca politike e cila do vendosë për formimin e qeverisë së re të pas 25 prillit. Edhe në vitin 2017 sondazhet e porositura e nxirrnin me 3 % apo me 5 deputëtë, porse mori 20 deputetë; pra shumë  me tepër se ato sondazhe që i përpunonte qeveria.

Edhe këtë herë forca politike e cila po sulmohet me shumë nga Edi Rama është LSI. Nga frika e sulmon, sepse e di shumë mirë, se votat e saj janë përcaktuese në fitoren e 25 prillit.

Ku shkon LSI, shkon fitorja!

SHKARKO APP