Sondazhi/ Nëse bëhen zgjedhje të parakohshme, opozita fiton 82 mandate

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Muaji mars deri në maj 2020 janë mundësia më e mirë për të zhbllokuar krizën e rëndë politike në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama po mundohet që sa më shumë t’i shtyjë zgjedhjet e parakohshme, pasi sondazhet e bëra nga shoqata që janë financuar prej tij tregojnë se opozita fiton thellë, nëse konkuron e bashkuar në zgjedhje.

Sondazhe të papublikuara nga ambasada të huaja, të cilat i japin PD-LSI dhe partive të opozitës mbi 81 deputetë, janë treguesi i humnerës së Ramës. Pra, të gjitha sondazhet, edhe ato që bëhen nga organizatat pranë qeverisë, tregojnë që kryeministri aktual humbet thellë.

Sondazhet e Ramës dhe të ambasadave të huaja perëndimore, të cilat nuk do të shikojnë dritën e publikimit, pasi janë për konsum të brendshëm e jo për publikun, tregojnë se PS-ja humbet frikshëm. Nga mazhoranca fiton edhe PSD, një deputet në zonën ku kandidon Tom Doshi.

Ndërsa PD dhe LSI fitojnë me rritje të madhe votash dhe mandatesh, në raport me vitin 2017, çka i bënë fituese të sigurta të zgjedhjeve të parakohshme.

Po kështu, sondazhi në fjalë tregon se për postin e kryetarit te PS tre janë emrat më të votuar, në momentin që do të japë dorëheqjen Edi Rama: Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati.

Edi Rama thotë shpesh se qeveris me sondazhe, pasi për çdo çështje porosit shoqatat të bëjnë anketime dhe sondazhe specifike, të dhënat e të cilave i merr çdo ditë dhe javë në zyrë. Tashmë vetë sondazhet e porositura nga ai, tregojnë se qeveria dhe modeli “Rama” nuk ka më as mbështetjen e socialistëve. Por pikërisht, nga që situata është më kritike për atë sesa çdo herë tjetër, ai po mundohet të zgjasë krizën totale me shpresën në përmbysjen e situatës.

Të dhënat e sondazheve për 82 mandate që merr koalicioni aktual opozitar janë një shifër që e trembin më shumë se çdo gjë tjetër.

SHKARKO APP