Sondazhi që trazoi mazhorancën, rrezikon të humbasë Durrësin

(Ky editorail është më i plotë në video)

Sondazhi që trazoi mazhorancën

Nga Daniel Muçaku-

Sot u publikua një sondazh me burime të një ambasade të rëndësishme të huaj e cila kishte kryer sondazhe për afro tre muaj në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Çuditërisht, në kontrast me çka thuhet se votuesit opozitarë janë të përçarë, sondazhi jepte shifra jo të besueshme për qeverinë. Sipas sondazhit janë 31 bashki, kryesisht të vogla, që fitohen nga opozita dhe 30 bashki nga mazhoranca.

Por ajo që bie në sy ishte se ambasada e huaj për Tiranën specifikonte fitoren e Erion Veliaj, akoma pa dalë konkurenti opozitar, ndërkohë që në 60 bashkitë e tjera sondazhi tregonte rritje të opozitës. Sipas sondazhit opozita merr bashki edhe në Jug të vendi si fjala vjen Bashkia e Sarandës, Bashkia e Pogradecit, Beratit, Devollit, Himarës. Sikurse linte në pikëpyetje bashkinë e Durrësit por sipas tyre kishte me shumë shansi që të fitohet nga PS-ja.

Sondazhi përcaktonte se nga bashkia Kamëz dhe krejt Veriun e merr opozita, përjashtuar bashkinë e Kukësit, atë të Lezhës dhe Malësisë së Madhe të cilat sondazhi tre mujore ia kalonte Partisë Socialiste.

Natyrisht sondazhi ishte kryer për llogari të qeverisë së tyre, por ambasada mike e huaj e publikoi në media siç duket për të kthjelluar palët politike se nuk janë votat siç flitet në mitingje apo në konferenca shtypi.

Pas publikimit nga mazhoranca ka patur ankesa dhe hamëndje se “nuk janë të verteta shifrat e publikuara”, ndonëse kjo ambasadë perendimore ka kryer sondazhe më përpara dhe ka kuotuar partinë e zotit Edi Rama si fituese, ndërsa këtë herë qeveria ishte shumë e indinjuar.

Bile kishte edhe kërcënime se do ta hedhim në gjyq median që botoi pasi ka manipuluar faktet dhe shifrat. Ndërkohë ambasada mike e lajmëruar pas këtyre kërcënimeve tha shkurt se “ne i kemi të gjitha shifrat dhe metodikën e sondazhit tremujor”.

Në fakt rritja e opozitës ka ardhur deri në këtë pikë, edhe pse e përçarë, ndonëse qeveria nuk e beson. Sikur të ishte unike, pra e bashkuar, PD dhe krejt opozita, përballja mes tyre do ti kthente në baraspeshë, por gjithsesi duhet pritur derisa të dalin emrat kandidat. Pas publikimit të emrave nga PS-ja dhe opozita, atëherë do të ketë mundësi më të sakta për sondazh me përfekt.

Burimet e ambasadës sqaruan se sondazhi ka qenë me pyetjen A DO TA VOTONIT NË ZGJEDHJE VENDORE; PS APO OPOZITËN?

Kjo pyetje nuk ka sqaruar që PD është akoma e përëarë, dhe mundet të ketë krijuar një përceptim jo shumë të saktë te autorët e sondazhit, të cilët e pranojnë në heshtje këtë sugjerim.

Sipas tyre ky ishte sipas përceptimit popullor në sejcilin bashki.

Sido të jetë sondazhi, ai ka dhënë një tablo se si mund të shkojnë zgjedhjet, pavarësisht se jemi akoma herët. Në të vertetë fushata elektorale ka filluar. Si PD dhe PL janë në takime, sikurse kryeministri Rama ndodhet në takime fshat me fshat. Kryeministri deri tani ka qenë në Elbasan dhe Fier, sot ishte në Bulqizë dhe do të vazhdojë në të gjitha bashkitë e vendit. Në pamjet formale takimet e Edi Ramës janë të një kryeministri, porse në thelb ato janë takime të kryetarit të partisë socialiste.

Sondazhi që doli sot dhe ka trazuar shumë mendjen në mazhorancë, sikurse ka shtuar dozën e fitores në opozitë.

Por jemi akoma herët, realisht. Deri me 14 maj do të kemi shumë ngjarje politike, sikurse thuhet se SPAK pritet të bëjë disa arrestime VIP, të cilët do të lenë pa gjumë disa veta në qeveri, por sidomos në opozitë që do t’ju prishin disi lidershipin.

https://kohajone.com/2340846-2/

SHKARKO APP