Sonila Meço-Flamur Nokës: Dje nuk erdhe në emision, sot ishe vonë. Kjo do jetë opozita?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, teksa po fliste për aksionin opozitar këtë vjeshtë, u ndërpre nga moderatorja e emisionit Sonila Meço. Kjo e fundit ironizoi dhe nismën e PD-së për aksionin opozitar që është thënë se do të nisë në shtator me qëllim rrëzimin e Ramës.

Meço i kujtoi Nokës se në fakt “opozitës së re” i mungonte vrulli dhe për këtë ajo mori shembull vonesën e numrit dy të PD në emisionin e saj “Task Force”.

“Dje nuk më erdhe fare në emision, sot më erdhe në emision me pesë minuta me vonesë. Kjo është opozita që do të kemi në shtator!?”, i tha moderatorja Nokës.

SHKARKO APP