Sonte monodrama satirike ‘Profeti i Kokoshkave’ nga Edmond Budina

Sot në orën 20: 45, ekskluzivisht në Syri TV vjen monodrama satirike ‘Profeti i Kokoshkave’ nga Edmond Budina.

Bëhet fjalë për një teatër dhome që ka bërë shumë bujë. Ai u shfaq para pak ditësh në ambientet e presidencës.

“Simbolet e diktaturave të shkuara, të vendosura mbi çallmë, kravatë dhe skenografi janë një rikujtesë e paralajmërim se rreziku i përsëritjes së tyre është real”, thotë autori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të frustruarit, delirantët, egoistët dhe megallomanët janë përherë pretendentë për diktatorë. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit të tyre, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Teatri është art, protesta nëpërmjet artit ose teatri politik është art dhe qytetari njëherësh”, është shprehur autori.

Swiss Digital Mobile Reklama

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?