Sonte në “Open” Presidenti Ilir Meta përballë Eni Vasilit
A do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta? Çfarë tha Komisioni i Venecias? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të diskutohen sontë në emisionin “Open”, në Top Channel, ku do të jetë vetë kreu i Shtetit që do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetares Eni Vasili.
“Të dashur miq,
Ju ftoj të më ndiqni sonte, në ora 21:00 në emisionin “Open” në Top Channel, në një intervistë me gazetaren e mirënjohur, Eni Vasili”, njofton Presidenti Ilir Meta përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke i bashkëngjitur njoftimit dhe një video.