Soreca: Me zë të lartë kemi shprehur keqardhje që ndryshimet e 30 korrikut e 5 tetorit u miratuan pa dialog

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka prezantuar në detaje progres-raportin e KE për Shqipërinë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por sërish ka ende punë për të bërë.

Sipas Soreca-s, një nga kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare është përmbushur, konkretisht Reforma Zgjedhore. “Raporti i këtij viti vjen pas vendimit të këshillit për të çelur negociata e anëtarësimit me Shqipërinë në mars dhe komisioni iu dha detyra për monitorim të kushteve e Shqipërisë të para konferencës së parë ndërqeveritare. Një arritje është bërë tashmë, në një kontekst të vështirë mazhoranca dhe të dyja opozitat ranë dakord që të ecin përpara me reformën zgjedhore, me 5 qershor në Këshillin Politik. Kuvendi miratoi ndryshimet e kodit zgjedhor duke përmbushur një kusht për konferencën, megjithatë dialogu politik duhet të përmirësohet. Me zë të fortë e kemi thënë se na vjen keq se ndryshimet e 30 korrik dhe 5 tetor u miratuan pa kompromis në Këshillin Politik“,- deklaroi Soreca.

Ambasadori i BE shtoi se “më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Megjithatë, dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis në Këshillin Politik para votimit. Sistemi i Drejtësisë: Është fusha ku kemi parë ecurinë më të madh me zbatimin reformës në drejtësi që ka vijuar në formë të qëndrueshme”, tha ambasadori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Soreca u shpreh se në raport me lirinë e media, vendi ynë nuk ka bërë progres. “Sa i përket lirisë së fjalë, më vjen keq të them se është e vetmja fushë ku nuk kemi parë asnjë përparim këtë vit. Në dhjetor të vitit 2019 u miratuan disa amendamente, për të cilat u dha edhe një opinion nga komisioni i Venecias, dhe që janë larg nga standardi evropian. Këto amendamente rrisin rreziqet në lidhje me censurën dhe autocensurën, ndoshta edhe hapa pas të lirës së shprehjes. Në raport është folur edhe për frikësim të gazetarëve dhe përdorimi ne dhunës nga policia ndaj gazetarëve që po bënin punën e tyre legjitime”, u shpreh ambasadori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?