Soreca në takim me Tabakun: Integrimi, objektiv kombëtar që shkon përtej partive
Ambasadori Luigi Soreca takoi sot përfaqësuesen e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që mban edhe postin e kreut të Komisionit Parlamentar për Integrimin.
Pikërisht për integrimin u shpreh Soreca në një postim zyrtar, ku ritheksoi se “integrimi i Shqipërisë në BE është një prioritet që shkon përtej partive, për të cilin forcat politike duhet të bashkëpunojnë në interesin e qytetarëve shqiptarë”.
I met today @jorida_tabaku🇦🇱, Chair of Parliament’s #European🇪🇺 Integration Committee. I congratulated her on the appointment and welcomed the return of the opposition in Parliament. #EU🇪🇺 Integration of #Albania🇦🇱 is a cross-party, national priority on which all political…1/2 pic.twitter.com/weyFhFRSdD
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) October 4, 2021
Ambasadori nënvizoi faktin se “Bashkimi Europian do të mbështesë punimet e komitetit, që luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së qeverisë për sa i përket integrimit”.