Soreca pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik: Të mos shpërdorohet ajo që është arritur

Përfundoi takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Pas 9 orësh diskutime, në një deklaratë për mediat ambasafoi i BE, Luigi Soreca tha se është arritur një pikë konsensusi dhe duhet të mos shpërdorohet.

“Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE. Kjo është ajo gjë që KE po kërkon Shqipërisë që të bëjë. Shumë shpejt KE do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për Reformën Zgjedhore do e bëjë këtë punë më të lehtë. Falënderoj të gjitha palët. I ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje. Kemi arritur një pikë vrulli dhe të mos e shpërdorojmë, para së gjithash është në interes të popullit  shqiptar”, u shpreh ambasadori Luigi Soreca.

SHKARKO APP