Soreca: Përgëzojmë Presidentin Meta për plotësimin e vakancave në Kushtetuese

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e juristes Sonila Bejtja në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot Presidenti  ka dekretuar Znj. Sonila Bejtja si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e kësaj vakance. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”,- shkruan Soreca në një reagim në Twitter.

SHKARKO APP