Soreca takim me kryetaren e KED: Të përfundojë sa më shpejt vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një kriter themelor nisjen e bisedimeve për anëtarësim në konferencën e parë ndërqeveritare.

Në një takim me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, Soreca i kërkoi KED të përfundojë sa më parë vlerësimin e kandidatëve për në G´JK.

U takova sot me kryetaren e KED, Vitore Tusha, e cila me informoi për punën e Këshillit në mbushjen e vakancave në Gjykatë Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funksionimi i GJK është nuë kriter thelbësore për të garantuar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për të nisur bisedimet për anëtarësim në Konferëncën e parë Ndërqeveritare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi përshëndetur hapjen e garës për GJK nga Kuvendi dhe Presidenti dhe kemi nxitur juristët të aplikojnë.

është e rëndësishme që KED të përfundoj shpejt vlerësimin dhe renditjen e kandidatëce për vendet vakante. duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.” shkruan Soreca në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?