Soreca takim me Presidentin Begaj, delegacioni i BE: Shqipëria, aktor konstruktiv rajonal
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, u takua këtë të martë me Presidentin Bajram Begaj. Në fokusin e diskutimit mes tyre ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, siç sqarohet në njoftim, “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.
Sipas njoftimit të delegacionit të BE-së, ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.
“Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së.