Soreca takim me qytetarët në Durrës: Dua ta dëgjoj çfarë funksionoi dhe jo më 25 prill. SPAK të hetojë krimet zgjedhore
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar të dëgjojë ankesat, duke kërkuar që të hetohen të gjitha parregullsitë në mënyrë që sipas tij, të mësohet se ku ka çeduar procesi i zgjedhjeve parlamentare.
“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i te cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë”,-tha Soreca.
Po ashtu ambassori bëri thirrje që të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. ”Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër”.