Soreca takon ministrin Manja: Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, këtë të enjte është takuar me ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja. Soreca shkruan në Twitter, se Reforma në Drejtësi vazhdon të ketë mbështetjen e BE-së, por nënvizon se tashmë kjo reformë duhet konsoliduar.

Postimi i plotë

Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave e pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne diskutuam rolin e institucioneve të Vettingut dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?