Soreca: Të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë

Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe “tani është momenti për të mbledhur Konferencën e Parë Ndërkombëtare”.

Në raport thuhet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga këshilli. Ne theksojmë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të vitit. Shtyrjet ose vonesat do të kenë ndikim negativ për besueshmërinë e BE. Sa i përket sundimit të ligjit, raporti tregon se ka pasur rezultate konkrete për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun. Shqipëria gjithashtu ka bërë përparësi në fushën e sundimit të ligjit, pasi ka pasur disa arreste. Por kjo punë duhet të vijojë. Ne presim që të ketë një ecje në zbatimin e ligjit. Thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e BE, sa i përket politikës së jashtme.

Po ashtu, më lejoni të flas për një çështje për të cilën ka shqetësime, siç është liria e fjalës. Sulmet verbale dhe fushatat e baltosjes kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë. Duhet pavarësi dhe standarde profesionale për gazetarët, ashtu siç duhet parë dhe aspekti financiar. Duhen ndryshime të mundshme për ligjin e medias, që duhet të jenë në përputhje me atë që thotë Komisioni i Venecias. Sa i përket pakicave, duhen miratuar ligjet që kanë të bëjnë me ta, si dhe shpronësimi apo kompensimi, duhet të avancojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket kritereve ekonomike, thuhet se qeveria dhe BSH kanë marrë veprime të shpejta për të mbështetur familjet pas krizës së pandemisë. Komisioni është i mendimit se ka ardhur koha për të pasur konferencën ndërqeveritare para fundit të vitit. Është vendimtare që Shqipëria të vijojë me përmbushjen e kushteve. Fusha kyçe për këtë është procesi i Vettingut dhe zgjatja e tij. Integrimi Evropian po jep rezultate dita ditës dhe ndodh dita ditës, duke përmirësuar jetën e shqiptarëve. Jemi besimplotë dhe shpresëplotë që qeveria dhe Kuvendi, por edhe institucionet e tjera, janë të gatshëm të bëjnë punën e tyre, dhe duke bërë këtë gjë integrimi të mund të arrihet”, tha ambasadori Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?