Sot 18 vjet Forca Speciale
Forcat e Armatosura të Shqipërisë festuan sot krijimin e Forcave Speciale, si një ndër strukturat më të reja të saj, por dhe një nga më elitaret.
“Nuk mund të mos ndihesh krenare kur kthen kokën pas dhe shikon se çfarë kanë arritur #ForcatSpeciale shqiptare në këto 18 vite të ekzistencës së tyre.
Që nga patrullimi i kufirit shqiptar gjatë Luftës në #Kosovë, në #Afganistan, I#rak, #Çad e deri te operacionet e përbashkëta me Policinë e Shtetit.
Është dita të kujtojmë edhe dëshmorin e atdheut kapiten #FetiVogli. Por është edhe dita të shprehim mbështetjen për Forcat Speciale që shumë shpejt do të përfaqësojnë Shqipërinë në misionet e NATO-s”shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ne nje postim ne Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

