Arben Malaj: Sot ballafaqohem me njeriun e neodiktaturës, Edi Rama

Arben Malaj lajmëron se sot në orën 10:00 është thirrur në komisionin parlamentar të ekonomisë në parlament për t’u pyetur pse kryeministri ka kërkuar shkarkimin e tij si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Aben Malaj njihet si një socialist 24-karatësh kur ishte në aktivitet politik, ka qenë ministër i financave dhe anëtar kryesie në PS. Malaj ka autoritet të madh në bazën e PS-së, ndërsa njihet si nga një ekonomistët më të mirë të Shqipërisë.

Ja statusi i Arben Malajt:

Të nderuar kolegë, në orën 10.00 jam thirrur në Komisionin parlamentar të ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë, për t’u pyetur dhe për të pyetur rreth propozimit për shkarkim të bërë personalisht nga Rama. Do të jem aty për të mbrojtur jo një karrige por pavarësinë reale të BSH, pavarësi e cila ka që nga 15 korriku 2019 që është cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkesës së 28 deputetëve të cilët me shpifjet e tyre kanë cenuar pavarësinë reale të një anëtari të KMBSH.

Në të gjitha angazhimet e mia 27-vjeçare, midis lirisë dhe karrigeve, kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lirë.

Këto janë liri themelore dhe të mbrojtura me kushtetutë që nuk cenohet nga asnjë status tjetër publik e shkencor.

Kryeministri Rama më pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon – gjithë pushtetet në një dorë, por harrojnë që historia politike qindravjeçare ka vërtetuar aksiomën se : “Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”.

Ballafaqimin ligjore pa dyshim që do ta fitoj, por që e nevojshme deri në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo në kufijtë e neo-diktaturave, që sipas studiuesve është një kërcënim real në rritje sidomos në disa vende të Evropës ish-komuniste.

Banka e Shqipërie është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund të cenohet nga qejfmbetjet personale të askujt.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe inspirimin tuaj të përhershëm.

Mirënjohje
Arbeni

SHKARKO APP