Sot Begaj niset drejt Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në samitin e Procesit Brdo Brijuni

Presidenti Bajram Begaj, niset sot për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kjo për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.

SHKARKO APP