“Sot ka disa dështakë që vijojnë nën gjurmët e Lulit”, djali i Bujar Nishanit: Bab, Shqipëria do bëhet

Djali i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, Ersi Nishani i cili është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, i ka dedikuar disa rreshta babait të tij sot, për 32-vjetorin e themelimit të PD-së.

Në një postim në Facebook, i riu shkruan se Bujar Nishani ka qenë i pari që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga PD-ja, pasi e ka kuptuar lojën e tij.

Ersi Nishani shton më tej se Shqipëria do të bëhet, pikërisht ashtu siç shpresonte babai i tij. Po ashtu ai nënvizon se sot në PD, ka ende disa dështakë që vijojnë nën gjurëmt e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti ishe i pari që ngrite zërin dhe kërkove dorëheqjen e Lulzim Bravës nga misioni i tij për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë në Shqipëri! Ti ishe i vetmi që akuzove publikisht Lulzim Bravën për komplote mbrapa krahësh dhe përçarje të opozitës në bashkëpunim me Edi Ramën!

Ti e doje këtë parti me gjithë zemër, pa interes material apo vetjak, sepse Ti kishe kapur majat e karrierës tënde, por e shihje PD-në si shpresën e vetme për një Shqipëri më demokratike!

Më vjen mirë që arrite të shohësh rithemelimin e PD-së, ashtu siç deshiroje ti. Sot ende ka disa dështakë që vazhdojnë nën gjurmët e Lulit, sabotimin e opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Këta dështakë do të vazhdojnë, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i bëhet vonë as për demokratët, as për opozitën, as për demokracinë. Por ashtu siç më thoje ti gjithmonë drejtësia vonon, por nuk harron.

Dhe ata që lë pas, sot 1 vit mbas Kuvendit madhështor të Rithemelimit po vazhdojnë kauzën tende, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë. Po bab, Shqipëria do bëhet! Na mungon të gjithëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?