Sot Kuvend, në rend dite miratimi i ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Fatmir Xhafaj pritet të marrë drejtimin e tij

Komisioni i Posaçëm Antikorupsion që pritet të votohet sot në Kuvend do të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Komisioni do të drejtohet nga PS, ndërsa objekt i komisionit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare. Mësohet se mazhoranca pritet që t’ia besojë Fatmir Xhafajt drejtimin e këtij komisioni me një afat 10 mujor.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare. Komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2). Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në projekt-vendim.

SHKARKO APP