Sot masa e sigurisë për Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit ka mbërritur në GJKKO

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e GJKKO.

Ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Dako akuzohet për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së.

Seanca e sotme pritet të zgjasë, ndërsa po zhvillohet me dyer të mbyllura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?