Sot mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë

Do të zhvillohet sot mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Mbledhja do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe qeveria kosovare dhe ajo shqiptare pritet të firmosin gjithësej 7 marrëveshje ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e adminsitratës publike, marrëveshjet për krijimin e qëndrës së përbashkët trajnuese, etj.

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë kryeministri Edi Rama thotë se bilanci është pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“Neser mbledhja III e dy qeverive???? me nje bilanc pozitiv dhe ambicie per te bere ende me shume ‪#‎ShqiperiaKosova‬ nje popull nje enderr”

Swiss Digital Mobile Reklama

Delegacioni shqiptar pritet mbërrijë në Prishtinë rreth orës 11:00, ndërkohë që mbledhja e dy qeverive do të nisë rreth orës 11:20.

Mbledhja do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për mediat nga dy kryeministrat, Edi Rama e Isa Mustafa. Gjatë konferencës do të lejohen gjithësej katër pyetje, dy për gazetarët nga Kosova dhe dy për ata nga Shqipëria.

Pas përfundimit të konferencës kabinetet do të drekojnë së bashku, në praninë e disa përfaqësuesve ku përfshihen ambasadorët, këshilltarët, etj. Mbledhja e ditës së premte do të jetë takimi i tretë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që prej vitit 2014.

Marrëveshjet

-Marrëveshja, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore,

-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik

-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese

-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë

-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë

Kjo mbledhje e cila mbahet të premten në Prishtinë, do të jetë e treta me radhë e këtij lloji, pas dy të parave të mbajtura fillimisht në Prizren, dhe më pas në Tiranë.

Mbledha Shqiperi Kosove

Kështu duket salla e mbledhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?