Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, do diskutohet ndarja e 242 banesave sociale

 

Sot do të zhvillohet mbledhja e dytë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndryshe nga e para ku u bë konstituimi sot priten të merren  disa vendime. Një nga çështjet më të rëndësishme është ajo e ndarjes së 242 banesave sociale.

Në rend dite është shqyrtimi i një vendimi mbi shtesat dhe ndryshimet në sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Ndryshime ne nivelin e pagave të punonjësve si dhe miratimi i programit buxhetor afatmesëm.

Po sot miratohet dhe dhënia e ndihmës ekonomike e pagesës për muajin korrik për personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës.

SHKARKO APP