Sot mblidhet kryesia, 4 kandidatët që sfidojnë Bashën për kreun e PD-së

Këtë të diel, në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të zhvillohen me 13 qershor. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, fton anëtarët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, -njofton PD.

Përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?