Sot miratohet ikja e inkriminuarve nga parlamenti e administrata publike

 

Sot pritet të miratohen amendamentet kushtetuese të nevojshme për t'i hapur rrugë dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike.
 
Këtë pasdite pritet të mblidhet komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin, e pas miratimit amendamentet do t'i kalojnë më tej seancës plenare për votim.

Në mbledhjen e 23 nëntorit të këtij komisioni e cila zgjati deri në mbrëmje, palët politike ranë dakord që propozimet për ndryshimet kushtetuese të përmblidhen në 4 nene në mënyrë që të mos preken shumë nene të dokumentit themeltar të shtetit. Fillimisht ishin parashikuar ndryshimi i 17 neneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët opozita dhe mazhoranca miratuan në komisionin e dekriminalizimit një draft të përbashkët për këtë proces. Opozita kërkonte që politikanët t'i nënshtroheshin edhe testit të drogës por kjo pikë u rrëzua nga mazhoranca në komision.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet kushtetuese parashikojnë kategoritë e zyrtareve që nuk mund të zgjidhen në poste të larta ose duhet të lenë mandatet në rast se kanë kryer shkelje në të shkuarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?