Sot Berisha, komisioni i Rithemelimit dhe mijëra demokratë hyjnë në Selinë Blu
Gjykata i dha të drejtë Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, ku Berisha dhe komisioni i rithemelimit shkarkuan Lulzim Bashën dhe më 18 dhjetor anëtarësia e miratoi shkarkimin e tij.
Me vendimin e sotëm juridikisht njihet Kuvendi i Berishës në PD, ndaj Komisioni i Rithemelimit duhet të marrë drejtimin, zyrat, vulën etj. në Selinë Blu.
Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj, kryetar i emëruar nga Gazment Bardhi, doli duke akuzuar gjykatën e Tiranës.
Mësohet se nga pikëpamja juridike janë të shkarkuar të gjithë drejtuesit dhe strukturat e PD së Bashës.
Ndaj sot Berisha dhe Komisionit i Rithemelimit të PD-së do të shkojnë për të marrë në dorëzim Selinë Blu. Në rrjete sociale është bërë thirrje që të mblidhen në ora 17.00 demokratët dhe simpatizantët e PD te oborri i selisë demokrate për të pershendetur hyrjen në zyra të Berishës dhe gjithë grupit drejtues të PD.
KOHA JONË SONDAZH

