Sot nis puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën në 7 minuta

Këtë të diel nisin punimet për tunelin e Llogarasë. Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video të investimeve infrastrukturore që janë kryer në vend, duke shkurtuar distancën mes lidhjes së qyteteve.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!

Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

SHKARKO APP