Sot protesta e opozitës, mbi 1100 efektivë policie në terren. Këto janë rrugët që do të bllokohen

Do të mbahet sot protesta e opozitës, e cila nis në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Segmentet rrugore që do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës, pra nga ora 15: 30 deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

SHKARKO APP